Aksident në Kuçovë, makina përplas për vdekje 71-vjeçarin

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Kuçovës ku një makinë ka përplasur për vdekje një 71-vjeçar.

Mësohet se viktima quhet Hamit Krasi banues në Kuçovë.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Kuçovë. 71-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet që po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

I moshuari është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici./albeu.com


Shtuar 15.08.2022 16:09