“Problemet në PD u shkaktuan nga shkelmimi i Statutit”, Berisha: Do merrem me pengmarrësin Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha mendon se problemet madhore në PArtinë Demokratike u shkaktuan nga shkelmimi i Statutit.

Ai theksoi se është i betuar dhe i vendosur të zbatojë me përpikmëri Statutin, i cili i jep pushtetin anëtarit të PD-së.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ish-kreu i demokratëve tha se statute parashikon votëbesimin e tij nga anëtarët pas humbjes së zgjedhjve të 14 majit.

Berisha: Kryetari nëse humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje meqë nuk fituam, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim nga anëtarët e PD. Analiza e këtyre zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD-së.

Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin Rama se ka stisur një process me dy pengjet e tij dhe theksoi se tani nuk do merret me pengjet, por me pengmarrësin.

Berisha: Natyrisht paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them vetëm kaq: pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Unë nuk merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama./Albeu.com/ 


Shtuar 10.06.2023 12:43