VIDEO virale/ A e parashikuan “The Simpsons” zhdukjen e nëndetëses Titan?

Kërkimi për nëndetësen e humbur “Titan” që po eksploronte rrënojat e Titanikut është kthyer në një “thriller”.

Teksa kalojnë orët dhe ankthi për fatin e pasagjerëve arrin kulmin, përdoruesit në Twitter kanë “zbuluar” një klip që e lidh këtë ngjarje edhe me The Simpsons.

Videoja që po qarkullon në internet tregon se si e parashikuan këtë edhe karikaturat e verdha.

Në klip, Homer Simpson dhe babai i tij biologjik janë gati të zhyten në fund për të zbuluar thesarin e mbytjes së anijes Piso Mojado.

Heroi futet në nëndetësen me një vend dhe endet në shtratin e detit derisa duket se përplaset në një shpellë duke e bërë të humbasë për shkak të mungesës së… oksigjenit.

Klipi me Simpsonët dhe heroin që mbyten për shkak të mungesës së oksigjenit është bërë viral, në të njëjtën kohë që pesë pasagjerët e Titanit nuk kanë më oksigjen pasi sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, furnizimi me oksigjen brenda nëndetëses do të mbaronte në orën 7:08 të mëngjesit të enjten.


Shtuar 22.06.2023 17:42