Basha i kërkoi SPAK të nisë hetimet për Berishën, ish-kryeministri i përgjigjet “flakë për flakë”: Pyeteni pse u kthye nga Roma

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ndërsa Lulzim Basha është larguar. Berisha ka dalë në një deklaratë për media, ku iu përgjigj Bashës pasi ky i fundit i bëri thirrje SPAK të nisë hetim për personat e shpallur nga SHBA, non grata.

“Personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare është Lulzim Basha, pyeteni se pse u kthye nga Roma, dhe nuk shkoi në SHBA, pasi dosjen e Muzin e ka të hapur nga FBI.

Ju duhet të pyesni, mos hezitoni, e keni në media, kur u nis me Gjekmarkajn, ju duhet t’i qëmtoni këto. Pyeteni se pse Edi Rama ia mbylli dosjen e rusëve.

Për të mos thënë pastaj dosjen përvëluese të Toyota Yaris, nëse ka një njeri që duhet të pyetet për dosje konkrete, pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 14.04.2022 13:36