Roy Keane: Disa s’duhet ta veshin fanellën e United, luajtën çunakë kundër burrave

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka shpërthyer kundër lojtarëve të “Djajve të kuq” pas humbjes me katër gola në derbin kundër Manchester City.

“I fal gabimet, por duhet të luftosh. Ka lojtarë në skuadër që nuk duhet të luajnë më kurrë për United. Ishte e turpshme. E fal mungesën e cilësisë në pjesën e dytë, pasi City është një skuadër e shkëlqyer.

Ata janë një skuadër fantastike, që ka 3-4 vite që dominon, prandaj janë kampionë. Si luajti United në derbi?

Zëvendësuesit që futen dhe ti shpreson që do të ndikojnë në ndeshje, janë të papërgatitur. Luajtën burra kundër çunakëve. Lojtarët e United u dorëzuan. Turp të kenë”, tha Keane. / h.ll/albeu.com


Shtuar 6.03.2022 21:58