Sot ndjek hapat e nënës shumë të suksesshme, e gjeni dot për cilën artiste shqiptare bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Nuk ka shumë vite karrierë muzikore, por ajo ka arritur të ketë mjaft suksese me këngët dhe bashkëpunimet e saj dhe shifrat flasin vetë.

Një ndër këngët e preferuara që mbahet mend e dëgjohet në çdo rast nga publiku është “Kanagjegji” i cili numëron mbi 14 milion klikime në YouTube.

Mbase e kuptuat se bëhet fjalë për Engjullushe Salihun, vajzën e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit, e cila ka bashkëpunime të bukura edhe me nënën e saj, një ndër emrat më të suksesshëm në muzikën shqiptare.