Rama mbyll fushatën në kryeqytet: Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm!

Kryeministri Rama në takimin e madh përmbyllës të fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë u shpreh se Tirana ka arritur një transformim të jashtëzakonshëm dhe se për këtë arsye po kthehet gjithnjë e më shumë në vendin e mundësive të reja për çdo shqiptar.

“Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm të cilin patjetër që ata që kanë mundësi të shkëputen pak në kohë e lexojnë më shpejt, por e rëndësishme është që për të gjithë banorët e Tiranës, Tirana bëhet gjithnjë e më shumë vendi i mundësive të reja dhe për Shqipërinë Tirana bëhet gjithnjë e më shumë motori i fuqishëm të zhvillimit të një ekonomie të re.

Ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme dhe shumë nga ju këtu e dini mirë se nga ku filloi kjo përpjekje ndërkohë që sot Tirana ka ende shumë rrugë për të bërë por e ardhmja nuk është më nj pikëpyetje, pas mjegullës që pengon horizontin, por është përballë nesh dhe është gjithnjë e më afër,” tha Rama./Albeu.com/


Shtuar 11.05.2023 19:45