E bujshme, Real Madrid piketon yllin e Interit

Nuk është vetëm Tottenham, por edhe Real Madrid tashmë që vëzhgon nga afër dhe e konsideron si zëvendësuesin e Benzema, sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Tottenham e ka në planin e parë sulmuesin argjentinas nëse Harry Kane largohet dhe për shërbimet e Lautaros do t’i duhen 86 milionë paund. Nëse Tottenham arrinë ta realizojë këtë transferim, do të ishte blerja më e shtrejntë në historinë e tyre.

Nga ana tjetër, Real Madrid ka filluar të mendojë për sulmuesin zikaltër pasi dhe Benzema është në fundin e kontratës së tij. Ancelotti dhe drejtuesit e klubit e pëlqejnë shumë Lautaron dhe e shohin si sulmuesin ideal për repartin e tyre ofensiv.

Lautaro Martinez është padyshim lojtari më i rëndësishëm dhe më me vlerë aktualisht te klubi zikaltër, por nuk dihet nëse Inter do të jetë i gatshëm ta mbajë në ekip nëse një ofertë e lartë do të vijë në drejtim te tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.10.2022 12:07