Parashikimi i motit për datën 10 maj 2022, çfarë ndodh pas mesditës

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe kalimtare.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites mot me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Në relievet malore të zonës së veriut reshjet lokalisht në formën e shtrëngatës afatshkurtër. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet dhe shpejtësi deri në 15m/s. Valëzimi në dete parashikohet 2 deri 3 ballë.