Festa e Halloween kthehet në tragjedi në Korenë e Jugut, dhjetëra persona pësojnë atak kardiak (VIDEO)

Festimet e Halloween janë kthyer në një tragjedi në kryeqytetin e Koresë së Jugut në Seul.

Autoritete vendase bëjnë me dije se rreth 59 persona kanë pësuar arrest kardiak në rrugë për shkak se janë shtypur nga një turmë e madhe njerëzish që kishin dalë për të festuar në rrugë.

Siç shihet edhe në video me qindra njerëz shihen të mbledhur në rrugë teksa përpiqen tu japin ndihmë personave të shtrirë të cilët pasi janë përplasur dhe shtypur nga turma kanë rënë pa ndjenja.