“Non grata” nga SHBA, Berisha: Kam dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë kundër Blinken

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, ka folur në lidhje me shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.

Berisha njoftoi se avokati i tij ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë ndaj Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

“Së pari ju falenderoj që jeni sot të pranishëm në këtë konferencë të cilën e kam thirrur për të njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time në Gjykatën e Parisit. Siç iu kam njoftuar më parë, pas vendimit të Blinken për të shpallur mua non grata, unë autorizova avokatin të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi avokati dorëzoi padinë, do të merrni dëshminë e dorëzimit të saj. Sipas avokatit im bazohet në precedentë të mëparshëm dhe me parimin se për shpifjen nuk ka imunitet”, tha Berisha./albeu.com