3 makina të parkuara digjen gjatë natës, çfarë thotë policia

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë natës janë djegur 3 automjete, që ishin të parkuara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”,

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 30.12.2022 07:52