Putin nuk ndalet në fjalimin e tij: Luftën e filloi Ukraina, ne përdorëm forcën për ta ndaluar

Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia u përpoq të zgjidhte konfliktin në rajonin e Donbasit, i cili po ziente që nga fillimi i vitit 2014 me mjete paqësore, por përfundimisht u detyrua të ndërmerrte veprime.

“Ne po bënim gjithçka që ishte e mundur për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë paqësore, duke negociuar një rrugëdalje paqësore nga ky konflikt i vështirë, por pas shpinës sonë po përgatitej një skenar shumë i ndryshëm”, tha udhëheqësi rus në një fjalim.

Putin pretendoi se në shkurt 2022, përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, “gjithçka ishte përgatitur” nga qeveria e Ukrainës për veprime ndëshkuese në Donbas, i cili shtrihet në Ukrainën lindore.

“Dëshiroj të përsëris, ata e filluan luftën dhe ne përdorëm forcën për ta ndalur atë”, tha ai.

“Ukraina dhe Donbasi janë bërë simbol i gënjeshtrave totale”, shtoi Putin. /albeu.com


Shtuar 21.02.2023 11:47