Pushtoi Ukrainën, Këshilli i Europës ndëshkon Rusinë

Këshilli i Europës ka pezulluar Rusinë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, raporton AFP.

Me nisjen e luftës në Ukrainën lindore, Rusia ka treguar se nuk i përmbahet së drejtës ndërkombëtare dhe prandaj nuk ka çfarë të kërkojë në Këshillin e Evropës.

Në fakt, Këshilli i Evropës 8 vjet më parë e privoi Rusinë nga e drejta për të votuar në Asamblenë Parlamentare në Strasburg por ia kurseu përjashtimin. Ky ishte një veprim konsekuent, sepse pranimi i një deklarate lufte ndaj një shteti tjetër anëtar me një të ngritur të supeve do të ishte e pashpjegueshme jo vetëm për Ukrainën e prekur.

Së pari, Rusia mori qëndrim kokëfortë dhe ndaloi kontributet e saj. Rreth 60 milionë euro i humbën Këshillit të Evropës në këtë mënyrë – jo pak, por një shumë e përballueshme.

 

 


Shtuar 25.02.2022 17:11