VIDEO/ Rrëzohet papritur në skenë teksa po performonte, vdes reperi 45-vjeçar

Një reper 45-vjeçar ka humbur jetën teksa performonte në skenë.

45-vjeçari Big Pokey u rrëzua teksa ishte duke kënduar në një lokal në Beaumont të shtunën mbrëma.

Në video, reperi shihet duke marrë frymë me vështirësi teksa këndon dhe disa sekonda më pas rrëzohet.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kryen CPR derisa reperi u transportua në një spital aty pranë.

Mirëpo, siç njoftuan autoritetet e Hustonit, pak më vonë reperi dha frymën e fundit.

Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së reperit 45-vjeçar.

Big Pokey, emri i vërtetë Milton Powell, ishte i famshëm në skenën e repit të Houston duke filluar karrierën e tij në 1999 me albumin “The Hardest Pit in the Litter”.

Rekordi i tij i fundit, në vitin 2021, titullohej “Sensei”.

“Me pikëllim të madh njoftoj se i dashuri ynë Milton ‘Big Pokey’ Powell ndërroi jetë më 18 qershor. Familja dhe miqtë e tij e donin atë. Big Pokey do të jetë përgjithmonë ‘The Hardest Pit in the Litter!’”, ka thënë agjenti i reperit./Albeu.com.


Shtuar 19.06.2023 07:44

Tags: ,