Për herë të parë në histori, deputetja ushqen me gji fëmijën e saj në Parlament (VIDEO)

Deputetja italiane Gilda Sportiello u bë politikania e parë që ushqen foshnjen me gji në parlamentin italian.

Sportiello i dha gji djalit të saj Federico në Dhomën e Deputetëve. Veprimi i saj u prit me duartrokitje në sallë. “Më në fund kemi gjetur një mënyrë për të punuar në heshtje të përsosur. Që nga kjo seancë debuton në klasë Federico i vogël, djali i koleges, Gilda Sportiello (M5s) që për herë të parë, me unitetin e grupeve, është këtu me ne. Urimet më të mira për Federico për një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë”. -tha nënkryetari i Dhomës, Giorgio Mulé, i uroi mirëseardhjen mysafirit të vogël në Montecitorio.

Federiko i vogël, vetëm dy muajsh, ishte në Montecitorio në bazë të vendimit të juntës për Rregulloren, e cila u lejon deputeteve nëna të marrin pjesë në punën parlamentare me foshnjat e tyre dhe t’i ushqejnë me gji deri në përfundimin e një vit.

Madje në parlament është krijuar edhe një vend i posaçëm për këtë gjë. “Është hedhur një hap i rëndësishëm, mbi të gjitha sepse përfaqëson një precedent dhe një mesazh për vendin dhe për të gjitha gratë”, tha Gilda Sportiello.

Vendimi u mor pas një propozimi të paraqitur nga vetë Sportiello dhe u miratua nga Dhoma në legjislaturën e kaluar.

“Që tani e tutje, nëse institucionet më të larta italiane lejojnë punonjëset femra të ushqejnë fëmijët me gji në vendin e punës, asnjë gruaje, cilido qoftë profesioni i saj, nuk do t’i mohohet më kjo e drejtë”, shkruan deputetja. “Asnjë nënë nuk do të duhet të detyrohet të ndërpresë gjidhënien për t’u rikthyer në punë. Është thelbësore që kjo të mbetet vetëm dhe ekskluzivisht një zgjedhje e gruas”.