PAMJE TË RËNDA/ Të gjakosur e më plagë të shumta, gjendja e 2 kushërinjve pasi u rrahën brutalisht nga fisi Rraja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja kanë dhunuar me shkopinj gome dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë të një lokali.


Shkak për këtë dhunë është bërë protesta dhe ankesa e tyre për një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Bilbil dhe Jashar Maja ishin ankuar në polici për minat në guroret e Përparim Rrajës. Kjo ka bërë që anëtarë të fisit Rraja të rrahin dy kushërinjtë, ndërsa siç shihet edhe nga fotot, ata kanë marrë plagë të rënda.

Sakaq, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Rrahman Rrajas, Xhelal dhe Flamur Rraja.

Të shoqëruar 

  1. Ineidi Rraja, 23 vjeç,
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç,
  3. Kujtim Përdaku, 57 vjeç,
  4. Andi Rraja, 28 vjeç,
  5. Përparim Rraja, 65 vjeç,
  6. M., 35 vjeç,
  7. Rr., 54 vjeç,
  8. Rr., 31 vjeç.

Nga këta, policia ka arrestuar 4 persona dhe të tjerët janë lënë të lirë.

Të arrestuar 

  1. Ineidi Rraja, 23 vjeç
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç
  3. Kujtim Përdaku,  57 vjeç
  4. Andi Rraja 28 vjeç

Në kërkim janë shpallur shtetasit

  1. Xh. Rr., 65 vjeç,
  2. F. Rr., 55 vjeç,
  3. K. Rr., 31 vje


Shtuar 7.07.2023 22:31