Po filmonin video për rrjetet sociale, fuoristrada e të rinjve përplaset me makinën, vdes 5-vjeçari

Një 5-vjeçar ka humbur jetën në Romë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave në zonën e Casal Palocco.

Nëna dhe motra e tij 4-vjeçare janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Në bordin e makinës tjetër (fuoristrdë), pesë të rinj nga 20 vjeeç, duket se në momentin e aksidentit po bënin një video me celularin e tyre për ta postuar në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të Ansa, aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 16:00 të ditës së mërkurë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe dinamika e saktë e aksidentit./Albeu.com.

 


Shtuar 15.06.2023 08:42

Tags: ,