Puthje në buzë dhe ngacmime në BB VIP, Ardit Çuni “përballet” me partnerin e Beniadës (FOTO LAJM)

Para Donaldit dhe Beatrix, para Einxhel dhe Dj Dagz dhe para Sarës dhe Dj PM, çifti që pritej të krijohej i pari në “BB VIP Albania” ishte Beniada dhe Ardit Çuni.

Këta të fundit, ishin të parët që dhanë puthjen në buzë në shtëpinë e famshme, teksa aktornin si çifti që po martohej në një dasmë veriore. Por asgjë nuk u finalizua mes tyre e madje nuk pamë më as një puthje të dytë.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, dyshja ruajti miqësinë, por papritur u mor vesh për prishjen e marrëdhënies së tyre, shkruan Albeu.com.

Pas kësaj mësuam lidhjen e Beniadës me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdarin. Modelja ka konfirmuar së fundmi lidhjen e shumë përfolur e cila ka nisur nga Proçesi sportiv. Pikërish në këtë të fundit, Blerti Hajdari ka “mirëpritur” mbremjen e djeshme Ardit Çunin.

Këngëtari ishte i ftuar në emisionin ku nisi dashuria mes Beniadës dhe Bleriti, por mes të dyve nuk kishte asnjë kontakt, përveçse ishin të ulur përballë njëri-tjetrit.

Gjithsesi po ju lëmë këtu një detaj që tregon jo pak. Beniada nuk e ndjek më Ardit Çunin në Instagram, ndryshe nga ky i fundit./albeu.com/