Sot nis Censi i Popullsisë dhe Banesave, 50 mijë lekë gjobë për ata që s’përgjigjen ose gënjejnë

Sot, më 18 shtator, do të nisë Censi i popullsisë dhe banesave.

Këtë vit do të mësojmë numrin e saktë se sa shtetas shqiptarë dhe të huaj jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, sa meshkuj dhe sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera.

Sot, mbi 7000 mijë persona do të dalin në terren për të grumbulluar të dhëna të detajuara derë më derë.

Qytetarët do të duhet të plotësojnë një formular ku kërkohet informacion i detajuar i cili duhet të plotësohet me korrektësi. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Personat do të kontaktohen në telefon për të rakorduar një takim me grupet regjistruese dhe për ata të cilët nuk do t’i përgjigjen me korrektësi këtij procesi do të ketë penalitete. Penaliteti nis nga 50 mijë lekë gjobë.

Procesi i grumbullimit të dhënave zgjat 6 javë. Për herë të parë të dhënat do të grumbullohen në mënyrë digjitale, çka do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e përpunimit të tyre.

Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë. Ky proces përsëritet një herë në 10 vjet./Albeu.com 


Shtuar 18.09.2023 08:54