Sot mori zyrtarisht detyrën, Rama uron Melonin: Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë

Italia zyrtarisht nga sot ka kryeministren e parë femër në histori, Giorgia Meloni.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka humbur për ta uruar Melonin me anë të një postimi në Twitter.

Rama i uron fat në ushtrimin e detyrës dhe po ashtu shton së Shqipëria i detyrohet shumë Italisë.

Postimi i Ramës:

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat!”