Higuain largohet nga Juventusi, pritet të luajë në një skuadër bashkë me të vëllain

Gonzalo Higuain ka vendosur që të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi argjentinas pritet të vazhdoj karrierën jashtë kufijve evropianë, pasi e ardhmja e tij shihet në elitën e futbollit amerikan MLS.

32-vjeçari është në bisedime me skuadrën amerikan DC United, ku pritet t’i bashkohet vëllait të tij Federicos.

Higuain nuk e ka të sigurt vendin e titullarit te Juventusi dhe kjo është arsyeja që ai ka vendosur të largohet në verë nga kampioni italian.

Zonja e Vjetër synon që të fitojë rreth 10 milionë euro nga argjentinasit, pasi Higuain ka kontratë edhe një vit me Juventusin.

Nga ana tjetër prej kohësh lojtari është në bisedime me klubin DC United, ku do të bashkohej me vëllanë e tij Federicon, që përpos që është futbollist aty kryen edhe rolin e zëvendës trajnerit.

Mediat italiane dhe ato amerikane e kanë bërë fakt të kryer transferimin e Higuainit në MLS, por pritet të vendoset vetëm shuma e transferimit të tij.

Ish-sulmuesi i Napolit, Real Madridit, Milanit dhe Chelseat pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me DC United me një pagë prej gjashtë milionë eurove në sezon.


Shtuar 22.05.2020 07:40