Referendumi për shkarkimin e Bashës, Berisha konferencë në selinë e PD-së

Pas mbylljes së Kuvendit të Bashës dhe referendumit të thirrur nga Berisha, ky i fundit ka paralajmëruar mbajtjen e një konference në orën 20:00.

Kjo konferencë për mediat do të mbahet në selinë blu, ndërkohë që po aty po zhvillohet mbledhja e kryesisë së PD-së.

Nuk ka raportime mbi tematikën që do të diskutohet, por mendohet se ka të bëjë me zhvillimet e ditës së sotme./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 19:11