“Dua të martoj djalin tim me mbesën tënde, ose do të ekzekutoj”, vritet 46-vjeçari në Greqi

Dy familje të komunitetit rom në Xanthi të Greqisë janë përfshirë në një konflikt që u kthye në tragjedi për shkak të një martese të padëshiruar.

Një 37-vjeçar ka vrarë një 46-vjeçar, pasi viktima nuk ka pranuar që mbesa e tij 15-vjeçare të martohej me djalin 17-vjeçar të autorit.

Banorët e zonës kanë dhënë dëshmitë e tyre duke thënë se 4 muaj para ngjarjes së rëndë e kishte kërcënuar se do të kryente vrasjen.

“Dua mbesën tënde për djalin tim ose do ta ekzekutoj. Unë do të marr plumbat dhe do ju vras”, mësohet të ketë thënë autori i vrasjes.

Familjarët e viktimës, sipas mediave vendase, kërcënojnë se do të kryejnë vetëgjyqësi nëse nuk vendoset drejtësia për vrasjen e të dashurit të tyre.

Dyshohet se shkak për këtë vrasje është bërë një marrëveshje për ta ‘martuar’ mbesën me djalin 17-vjeçar të autorit të krimit. Thuhet se paraprakisht autori i kishte dhënë viktimës 6 mijë euro për këtë ‘pakt’./albeu.com/

 


Shtuar 22.03.2023 13:04