Inter gjithnjë e më afër transferimit të Bremer, distanca mbetet pak milionë euro

Ndërsa pritet të kuptohet se cila do të jetë e ardhmja e Skriniar, Gleison Bremer është objektivi numër një i Interit për mbrojtjen.

Ditët e fundit, drejtuesit e zikaltërve patën një diskutim me drejtuesit e Torinos dhe ndërmjetësin e operacionit, i cili ishte një mundësi për të sqaruar pozicionet e tyre përkatëse. Jo aq larg ekonomikisht, deri më sot kërkesa e Torinos për brazilianin është 40 milionë euro, ndërsa Interi ka ofruar 30 milionë euro plus bonuse ose në total rreth 33 milionë euro.

Një raund i ri dikutimesh pritet këto ditë, pasi në fillim të javës pritet që PSG të rrisë ofertën për Milan Skriniar, në të cilën zikaltërit kërkojnë minimalisht 70 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet në drejtim të francezve.

Nëse kjo shitje realizohet, atëherë Bremer do të jetë 100% zikaltër pasi edhe vetë lojtari e dëshiron këtë transferim.

Nga ana tjetër, të gjithë e dinë dëshirën e Skriniar. Sllovaku dëshiron të qëndrojë tek Interi por rrethanat e ekonomisë të klubit nuk e mundësojnë këtë gjë, pasi duhet të dalin me një fitim prej 60 milionë euro minimumi në fund të mbylljes së tarifave ekonomike. / h.ll/albeu.com


Shtuar 9.07.2022 13:29