“Audi A5” përplaset me kamionin, aksidenti i merr jetën 32-vjeçarit shqiptar

Një aksident në Itali i ka marrë jetën një 32 vjeçari shqiptar.

I riu po udhëtonte me Audi A5 gjatë kohës së aksidentimit dhe gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi u përplas me një kamion, gjë që rezultoi fatale për të.

Ngjarja ka ndodhur në Lonato, ku edhe i riu jetonte.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i shqiptarit, që më pas është gjendur përballë kamionit duke mos pasur mundësi reagimi për të shmangur fatalitetin.

Mediat italiane kanë nxjerrë edhe foton e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident. Ai jetonte prej shumë vitesh me familjen në Itali./albeu.com/


Shtuar 28.10.2021 14:53