Detaje nga aksidenti tragjik me 4 viktima në Kosovë, shoferi i njërit mjet humbi kontrollin

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik, që i mori jetën katër personave mbrëmjen e djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime në Kosovë.

Aksidenti i trefishtë i mori jetën katër të rinjve Arlind Isufaj, 21 vjeç, Mergim Behluli, 23 vjeç, Armend Muhadini, 39-vjeç dhe Arsim Isuf, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua.

Sipas Policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i njërit prej mjeteve për arsye deri më tani të pa njohura, humbi kontrollin mbi veturë dhe përplasi dy makinat e tjera, tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Njëri nga viktimat në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Ferizaj-Shtime, ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook ju ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”.

/albeu.com/