Një çadër 50 euro? Ministri Klosi tregon sa do të jenë distancat mes shezlongeve

Sezoni veror i këtij viti do të jetë më ndryshe se asnjëherë më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se distanca mes shezlongeve do të jenë 2.5 – 3.5 metra, ndërsa për tarifat do të merret vetë pushteti lokal.

“Jemi ende duke gjykuar mundësinë me ekspertët e shëndetësisë nëse do të kemi hapësirat e pafundme që kemi patur vitet e kaluara situata shezlongesh me operatorët në plazhe apo më shumë kufízime pasi shikohet si një nga burimet e ínfeksionit.

Kjo është një pikëpyetje e madhe që akoma nuk i kemi gjetur zgjidhje. Sa i përket distancave që ne kërkojmë, është një kërkesë e Organizatës Botërore të Turizmit, pak a shumë në të njëjtat distanca janë edhe tani në hotelet shqiptare, 2.5 – 3.5 metra larg nga njëri-tjetrit shezlonget, pra nuk është se kërkohet ndonjë sforco e madhe, por edhe ai biznes duhet futur kontroll pasi térmeti dhe pándemia na penguan në bërjen e ligjit të ri të bregdetit, por në bazë të ligjit ekzistues, plazhet kontrollohen nga bashkitë që vendosin dhe tarifat.

Për tarifat nuk mund të jetë shteti negociator, janë vendimmarrje të pushtetit lokal, çdo bashki ka tarifat e saj. Është në pikëpyetje nëse do të ketë hapje të sezonit në raport me pándeminë. Nuk mund të fillojmë promovim për një pikëpytje të madhe që është kur do të hapen kufijtë dhe nëse do të kemi më shumë fluturime individuale apo të organizuara”, tha Klosi.

Sa i përket abuzimeve me çmimet, ku këtë fundjavë është raportuar se një çadër kushtonte 50 euro, Klosi tha: “Shteti nuk mund të bëjë asgjë për këtë dhe duhet të jemi realistë në këtë diskutim pasi flasim për një biznes më të goditur dhe numër më të ulët të klientëve dhe të ofertës, shkruan Fax web.

Unë nuk shoh dhe nuk mendoj që do të kemi çmime të rritura në këtë sezon pasi kemi mangësi në klient dhe çmimet do të bien. Duke qenë më të fokusuar në turizmin e brendshëm, hotelierët e kuptojnë qartë. Nuk besoj që ky vit do të ketë problematika me çmimet kur ne nuk do të kemi njerëz.” /albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 15:16