Havertz akoma më pranë Chelsea, zbulohen detajet e transferimit

Kai Havertz është vetëm një hap larg transferimit te Chelsea, janë të bindura për këtë mediat në Gjermani të cilat zbulojnë edhe shifrat e transferimit të talentit të Bayer Leverkusen në Stamford Bridge.

Sky Sport në Gjermani raporton se “Aspirinat” do të arkëtojnë momentalisht shumën e 80 milionë eurove, ndërkohë që 20 milion të tjera mund t’i përfitojnë përmes bonuseve që lidhen me paraqitjet e futbollistit dhe objektivat që Chelsea do të arrijë. Që të vijë zyrtarizimi, do të duhet që Havertz të kryeje vizitat mjekësore dhe raportohet se 21-vjeçari mund t’i kryejë ato në Londër ditën e shtunë, me leje të DFB.

Kështu Lampard mezi pret që të ketë nën urdhra një nga lojtarët gjermanë më të talentuar që është në qarkullim. Havertz do të jetë afrimi i 6-të i Chelsea-t në këtë merkato pas mbrojtësve Sarr, Thiago Silva dhe Ben Chillwell, mesfushorit me tipare sulmuese Hakim Ziyech dhe sulmuesit Timo Werner.


Shtuar 3.09.2020 12:41