Sot merr drejtimin e Barçës, Xavi-n e pret një kalendar i vështirë

Xavi Hernandez do të marrë detyrën këtë pasdite  si trajner i Barcelonës pas largimit nga Al Sadd të premten e kaluar dhe do të nënshkruaj deri në qershor 2024. Xavi merr një sfidë të madhe me synimin për të rikthyer Barçën në krye dhe që katalanasit të ndihen krenar me ekipin e tyre.

Që në fillim, Xavi nuk do të përballet vetëm me një infermieri të mbushur, me 10 të dëmtuar përfshirë sulmuesit, Fati, Dembele dhe Aguero, por do të përballet edhe me një kalendar të vështirë, shkruan Albeu.com.

Ndeshja e parë për Xavin në drejtimin e Barcelonës do të jetë derbi përballë Espanyol, me katalanasit që janë të detyruar të mposhtin skuadrën “bardheblu” nëse duan që të ofrohen me zonën Champions.

Vetëm 3 ditë pas derbit, Xavi do të debutojë në Champions League  ku Barcelona do të presë në Camp Nou Benfikën me detyrimin për ta mposhtur dhe për ta kaluar në fazën tjetër.

Pas dy ndeshjeve në shtëpi, Xavi-n dhe Barcelonën e tij e pret një transfertë e vështirë përballë Villarral që momentalisht kanë 2 pikë më shumë në renditje.

Në fundjavën e 4 dhe 5 dhjetorit, Barça do të presë Real Betisin, e cila tashmë zë vendin e pestë me 21 pikë, vetëm 7 më pak se Sociedati kryesues.

Të mërkurën me datë 8 dhjetor, nëse nuk i ka bërë mirë detyrat e shtëpisë me Benfikën, Barcelona do ta mbyllë pjesmarrjen në Champions kundër Bayern në Gjermani. r.t/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 10:40