Video virale ku refuzoi lekët e fansit, vjen reagimi epik i Ylli Limanit (VIDEO)

Këngëtari i dashur për publikun, Ylli Limani, ka nisur koncertet e tij për këtë sezon veror. Në koncertin e fundit duket se artistit i ka ndodhur një skenë e sikletshme.

Një fans i ka zgjatur dorën duke i ofruar para dhe këngëtari i njohur ka vendosur që të mos i pranojë.

Videoja e cila tashmë po bën xhiron e rrjetit, ka rënë dhe në syrin e artistit i cili bëri një reagim ‘funny’ në “Instagram”in e tij. Teksa kishte shpërndarë videon e tij në “Instastory”, ai shkruan krahas saj:

“Ma shikoni fytyrën. Gjoja: “Jo, jo nuk ka nevojë. Mos më ngushto se nuk i marr”.


Shtuar 10.07.2023 15:58