Aktorja e mirënjohur shqiptare flet si rrallëherë për divorcin: Më i rëndë ishte reagimi i shoqërisë (FOTO LAJM)

Ema Andrea, në një intërvistë që ka dhënë, ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar kur u divorcua. Aktorja tha se marrëdhënia e saj nuk përfundoi për arsye dhune apo tradhtie, pavarësisht asaj që është përfolur. Sipas saj, më e dhimbshme se vetë divorci ishte reagimi i shoqërisë.

“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar.

Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë.“, u shpreh ajo.

Në intervistën për emisionin Rudina, aktorja shtoi se gjërat për të ndryshuan aq shumë saqë këtë e vinte re dhe te përshëndetjet e njerëzve

“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema.