“Putini u poshtërua”, media britanike: Spiunët rusë u kapën pasi tentuan të hynin në një fabrikë armësh në Shqipëri

Ngjarja e ndodhur ku dy shtetas rusë e një ukrainas tentuan të hynin me forcë në fabrikën e armëve në Gramsh, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Media britanike Express.co.uk i ka kushtuar një shkrim kësaj ngjarjeje, ku mbetën të plagosur dy ushtarët shqiptarë.

“Putini u poshtërua, pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve”, shkruan Express.

“Tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Putini u poshtërua pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve.

Vladimir Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të personat, dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Dy  spiunët rusë, janë arritur të identifikohen dhe janë 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin . Timofeeva dihet se udhëton nëpër botë dhe bën fotografi të “objekteve të çuditshme”, siç janë avionët e vjetër”, thuhet në artikullin e medias britanike.