“Transferimi më i dështuar i këtij sezoni”, ish-sulmuesi i njohur kritikon Nunez

Darwin Nunez u transferua nga Benfica te Liverpool gjatë merkatos së verës për shifrën e 100 milionë eurove.

Sulmuesi u konsiderua një nga lojtarët që do të bënte diferencën te “The Reds” por në këto javët e para të Premier League nuk ka mundur të japi atë që drejtuesit presin.

Në lidhje me këtë ka folur edhe ish-sulmuesi i njohur i Aston Villës, Gabby Agbonlahor, i cili ka kritikuar Nunez duke e cilësuar atë si një transferim të dështuar, pasi u pyet se kë lojtar cilësonte si të tillë dhe që ka zhgënjyer në këtë fillim sezoni.

Pavarësisht se ka luajtur vetëm në tre ndeshje në Ligën Premier deri më tani këtë sezon për shkak të një pezullimi, eksperti i TalkSPORT, Agbonlahor drejtoi disa fjalë të ashpra ndaj Nunez.

“Kur shikoj edhe Nunezin, ndihem sikur edhe prekja e tij e parë nuk është aq e mrekullueshme.

Ne shpejt e quanim Lukakun ‘Çizme Timberland’ kur ishte në trend në Tëitter kur ai kishte prekje të këqija në ndeshje. Nunez duket sikur ka veshur dy palë ‘Timberlands’” ka deklaruar ish-lojtari i Villës.