“Për 1 mijë jetë nuk do të jem në gjendje t’ia kthej Realit atë që ai më ka dhënë mua”, vijnë fjalët e para të Casemiros pas largimit nga “galaktikët”

 Mbrëmjen e djeshme, Casemiro u zyrtarizua si lojtari më i ri i Manchester United, duke i dhënë kështu fund një aventure të lavdishme te skuadra e Real Madridit, ku ishte pjesa që prej vitit 2014.

Casemiro së bashku me Kroos dhe Modriç do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit si nga 3-shet më të mira të mesfushës.

Mesfushori brazilian fitoi plot 18 trofe me “galatikët” dhe në moshën 30-vjeçare vendos të provojë një eksperiencë të re, që do ta plotësojë atë akomë më shumë edhe nga ana ekonomike.

Plot 18 milion euro në sezon do ta paguajë United mesfushorin në një kontratë për 4 sezone, e gjithashtu Real Madridi do përfitojë rreth 70 milion euro nga shitja e një 30 vjeçari.

Ditën e sotme Casemiro ka bërë edhe një postim emocionues në Twitter ku falënderon Real Madridit për gjithçka i ka dhënë.

“Kam jetuar historinë më të mrekullueshme që kam menduar ndonjëherë. Shpresoj të kthehem një ditë në atë që do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Jo në një mijë jetë nuk do të jem në gjendje t’i kthej Real Madridit dhe madrilenëve  gjithçka që më ke dhënë. Përgjithmonë… Hala Madrid!   ?”, shkruan braziliani./albeu.com