Tashmë e konfirmuar nga vetë skuadra: Gotze largohet në fund të sezonit

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund ka konfirmuar se Mario Gotze do të largohet në fund të sezonit.

Zorc këtë e ka konfirmuar duke folur me gazetarë para ndeshjes Wolfsburg – Borussia Dortmund.

“Ne do të ndajmë rrugët me Mario Gotze këtë verë. Ishte një vendim i dyanshëm dhe i respektueshëm. Mario është një person i shkëlqyer”, ka deklaruar Zorc.

Gotze këtë sezon ka humbur minutat në fushë te Dortmund, duke startuar në vetëm gjashtë ndeshje.

Mesfushori thuhet se është i interesuar për një lëvizje jashtë Gjermanisë, me Italinë që kuptohet të jetë destinaconi i tij i preferuar.


Shtuar 23.05.2020 14:20