Mbappe “galaktik” këtë verë, Haaland duhet të presë deri në 2022

Real Madridi po planifikon sezonin e ardhshëm, duke pritur një verë të nxehtë me një numër të madh levizjesh.

Ajo që pritet me më shumë interes  dhe është më e dëshiruara është nënshkrimi me Kylian Mbappe.

Lojtari aktual i PSG është gati të nënshkruaj, pasi ka rënë dakord për kushtet përsonale ndërsa pret që edhe klubet të mbyllin marrëveshjen, shkruan Albeu.com.

Nga të gjitha anët ky ëshë një transferim thuajse i mbyllur dhe të dy klubet e dinë që Mbappe sezonin e ardhshëm do të jetë një “galaktik”.

Presidenti Florentino Perez ka në listën e dëshirave edhe Erling Haaland, por transferimi i norvegjezit duket i pamundur gjatë kësaj vere.

Drejtuesit e konsiderojnë të parealizueshëm  nënshkrimin me norvegjezin që duhet të presi deri në mërkaton e verës tjetër. /albeu.com/


Shtuar 12.05.2021 12:00