Rama bën lëmsh demokratët, sulmon hapur Berishën e flirton me Bashën: Kurrë nuk do kemi luftë me PD!

Kryeministri Rama ka reaguar sërish rreth shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga SHBA.

Kryeministri deklaroi mbrëmjen e sotme nga Pallati i Brigadave se Partia Demokratike do të kthehet në Kuvendin e ri me një “dhëmballë të prishur, që nuk ka kurajo ta shkulë…”

Ndërsa përsa i përket raporteve me Partinë Demokratike më në krye Lulzim Bashën, Rama u shpreh se nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë luftë.

Deklarata e Ramës:

Edi Rama: Pres të shoh se kush do të merret me retorikën. Fatkeqësisht PD-ja do të vijë në Parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur, që nuk ka kurajo ta shkulë.

Kjo nuk është arsye për tu gëzuar për infektimin e PD-së. Për sa kohë dhëmballa do të jetë aty, fytyra e Partisë Demokratike do të jetë e pavotueshme. Nuk e kemi pasur dhe nuk do ta kemi asnjeherë luftën me Partinë Demokratike. /albeu.com/