Deputetët rikthehen në Kuvend pas “javës së gjelbër”, sot do të diskutojnë për problemet e qytetarëve

Pas javës së gjelbër, në të cilën deputetët zbresin në terren dhe takohen me qytetarët, sot ata do të mblidhen në Kuvend

140 deputetët e Shqipërisë janë mbledhur sot në Kuvend, për të diskutuar problemet e qytetarëve që kanë evidentuar në terren, ndërsa janë parashikuar 4 orë diskutime.
“Seanca është e detyruar për tu zhvilluar pas vijimit të javës së gjelbër. Procesverbali i është vënë të gjithë në dispozicion.

Veç të tjerash është kërkuar interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit”, tha Ermonela Felaj në nisje të seancës.

AGJENDA:

Diskutime – jo më shumë se 4 orë.

– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 129 minuta
– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 60 minuta
– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta
– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 14 minuta
– Deputetët jashtë grupeve parlamentare

Partia e Lirisë 5 minuta
PSD 5 minuta
Sali Berisha 3 minuta
Edmond Spaho 3 minuta
Flamur Noka 3 minuta
Ludovik Hasani 3 minuta
Oerd Bylykbashi 3 minuta
Agron Shehaj 3 minuta
Petrit Doda 3 minuta

/albeu.com/


Shtuar 5.06.2023 10:15