Kanabis, kokainë, fishekë dhe elektroshok, tre të arrestuar në Fier (EMRAT)

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona, ndërsa për 1v tjetër ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe të posedimit të sendeve të kundërligjshme.

Sipas njoftimit të policinë, në pranga kanë rënë shtetasit Syrja Misiraj, 48 vjeç, pasi në tokën në pronësi të tij, në fshatin Mbers, Roskovec, u gjetën të kultivuara 40 bimë narkotike cannabis sativa;

Ervis Shehaj, 30 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, 30 fishekë arme gjahu dhe një elektroshok dhe Rahmet Osmani, 27 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40 bimë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, fishekë luftarak dhe një elektroshok.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.07.2023 15:32

Tags: