Çfarë ndodhi në farmacinë te “Xhamlliku”, reagon policia: Nuk ka grabitje

Pas raportimeve se një farmaci në zonën e “Xhamllikut” është tentuar të grabitet nën kërcënimin e një armë tip pistoletë që dyshohet se nuk ka qenë e vërtetë, ka ardhur edhe reagimi i policisë.

Policia njofton se lajmi është i pavërtetë duke shtuar se asnjë person apo mjet nuk është konstatuar të afrohet në drejtim të farmacisë.

Në xhamin e jashtëm të farmacisë ka vetëm një ciflosje, dhe policia ka gjetur një sferë të armëve me ajër e cila nuk e ka tejshpuar xhamin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë,