Sherr me thika në Tiranë, plagoset një person

Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, i cili ka përfunduar keq për dy të rinjtë.

Mësohet se shtetasi S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç.

Autori i plagosjes është në arrati ndërsa viktima ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim policie

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatint të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./albeu.com


Shtuar 2.12.2022 13:39