S’kanë çadra për të dëmtuarit nga tërmeti, të famshmit turq të revoltuar: Ku i çuat donacionet?

Mbrëmë Turqia u godit nga dy tërmete të tjera të mëdha. Epiqendra e tërmetit ishte në Defne të Hatay. Shumë ndërtesa të dëmtuara nga tërmetet e para u shembën dhe të paktën 6 persona humbën jetën.

Mbrëmë kryebashkiaku i Defne, bëri thirrje për të ngritur një çadër në Dafne. Ndërkohë të famshmit turq janë revoltuar pas deklaratës së kryebashkiakut i cili thoshte se u duhej një çadër për çdo familje.

Pas deklaratës, shumë emra të njohur kritikuan mungesën e çadrave duke kujtuar 115 miliardë e 146 milionë e 528 mijë lirat e grumbulluara gjatë një transmetimi live pak ditë më parë, ku edhe kryeministri Edi Rama dhuroi 1 milionë euro.

Shumë emra të njohur si Mine Tugay, Burcu Biricik, Şahan Gökbakar dhe Berrak Tüzünataç komentuan: “Ku janë donacionet?”


Shtuar 21.02.2023 13:56