Nisin tensionet tek shqiptarët e bllokuar në kufi, dërgohet ambulanca

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë kanë pasur disa probleme pasditen e sotme.

Situata me ta është tensionuar pasi dy gra dhe një burrë kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Prej 2 ditësh 50 emigrantë shqiptarë janë bllokur mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kapshticë dhe nuk lejohen as të hyjnë në atdheun e tyre dhe as të kthehen andej nga erdhën, nga Greqia.

Ata janë detyruar të bllokojnë kamionat e mallrave si shenjë proteste për të ardhur në Shqipëri. Po ashtu një ambulancë nga qyteti më i afërt, Bilishti është nisur drejt Kapshticës për të monitoruar situatën shëndetësore të atyre që kanë shfaqur probleme.


Shtuar 5.04.2020 19:33