Çfarë po ndodh? FNSH dhe Shqiponjat aksion “blic” në Elbasan dhe Vlorë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me policinë e Elbasanit dhe Shqiponjat, kanë zhvilluar një aksion blic në këtë qytet.

Mësohet se janë ngritur 3 postblloqe me efektiv Shqipoje, Operacionale dhe FNSH.

Objektivi kryesor i kontrolleve do të jenë makinat luksoze, personat e shpallur në kërkim dhe ata që janë të skeduar me parë nga policia.

Sipas burimeve, ky operacion ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ku jane kontrolluar dhe shoqëruar disa persona në disa ambiente si lokale, në të cilët policia dyshon se luhen lojëra fati.

Aktualisht në Elbasan janë stacionuar dy grupe FNSH, ku një grup do të qëndrojë në postbllok dhe grupi tjetër do të patrullojë në qytet i shoqëruar nga Shqiponjat.

Postblloqet e ngritura ndodhen në Bradashesh dhe te kthesa e quajtur Kadiu.

Mësohet gjithashtu se këto forca kanë ngritur pika kontrolli dhe në Vlorë. Postblloku i parë ka qenë në hyrje të qytetit, ku janë ndaluar për kontroll mjetet luksoze./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 18:54