Ndodh në basketboll, arbitri ndërpret ndeshjen dhe propozon lojtaren (VIDEO)

 Një situatë e pazakontë është regjistruar në një ndeshje basketbolli për femra në Mal të Zi.

Gjyqtari i ndeshjes mes Podgoricës dhe Budunonostit, Stefen Vukovi, ndërpreu ndeshjen dhe iu ul në gjunjë të dashurës së tij Viileta Lazarevi për ta propozuar.

Në ato momentet basketbollistja kishte fituar një faull dhe po shkonte për ta gjuajtur, por nuk mbërriti pasi arbitri u ndërpreu ndeshjen dhe i nxori unazën duke e propozuar.

Rreth tyre u mblodhën lojtaret e të dyja skuadrave duke duartrokitur dhe sigurisht Lazerevi tha “po”.