EMRI/ Overdoza i merr jetën të riut në Berat

Një 30 vjeçar nga qyteti i Beratit ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme si pasojë e overdozës. Dorian Kovaçi është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambientet e urgjencës së Beratit u shpreh se prej disa orësh Doriani nuk po reagonte, ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.

Sipas BalkaWeb, bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin por pa sukses. Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e komisariati shokun e 30-vjeçarit, ndërsa bënë dhe kontrollin e banesës ku dyshohej që dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë.

 


Shtuar 6.08.2023 09:11