Vjedhja e BSH, Braçe: Do propozoj analizën dhe nxjerrjen e përgjegjësive
Pëlqej
Kryetari i komisionit kuvendor të Ekonomisë Erion Barçe ka reaguar sot lidhur me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Në një postim në Facebook ai shkruan se do i propozojë Komisionit të Ekonomisë që sesionin e ri të Kuvendit ta nisë me analizën dhe nxjerrje e përgjegjësive ligjore për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Këshillin Mbikëqyrës dhe Inspektoriatin e përgjithshëm të BSH-së.

"Do ti propozoj Komisionit te Ekonomisë që sesionin e ri te Kuvendit ta nise me analizën dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për Guvrnatorin e Bankës së Shqipërisë, Këshillin Mbikëqyrës të bankës si dhe Inspektoriatin e përgjithshëm të BSH-së. Përgjegjësitë në raport me ngjarjen e rëndë të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë; Përgjegjesitë në raport me të tjera fenomene të rënda të ndodhura në Bankën e Shqipërisë që kanë ndikimin e tyre në abuzime me pozitat drejtuese, mbingarkimin e strukturës së Bankës, mbushjen e saj me lidhje nepotike e politike-duke cënuar rende pavarësinë e Bankës së Shqipërisë", shkruan Braçe.

Më tej ai thekson se njerrja e përgjegjësive dhe analiza duhet të ngarkojë me përgjegjësi direkt secilin nga institucionet drejtuese të Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me ligjin masat për to.

"Të shërbejë për një rishikim të plotë të ligjit së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare, për të theksuar pavarësinë e plotë funksionale , operacionale të Bankës së Shqipërisë , transparencën e kontrollin , ndalimin e fortë të konfliktit të interesit të gjithkujt të drejton apo punon në Bankën e Shqipërisë , shkarkimin e menjëhershëm të kujtdo drejtuesi të mandatuar kur veprimet dhe mosveprimet e tij cënojnë rëndë interesat e Bankës së Shqipërisë", thekson Braçe në postimin e tij.

"Unë e di shumë mirë që Kuvendi ka për të plotësuar dy vende bosh në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Por, puna nuk mund të nisë nga këtu! Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë! Jo! Më parë përgjegjësitë. Pastaj plotësimet e domosdoshme ligjore e burimet njerëzore", përfundon Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori