“Nuk e dija”, këngëtarja shqiptare tregon çfarë u detyrua të bëjë kur publiku i kërkoi këngë serbe

Silvana Rusi dhe Adi Harizi janë dy këngëtarë të muzikës live që preferohen shumë nga publiku.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata ndanë shumë sekrete nga performancat e tyre. Të pyetur se çfarë këngësh kërkon publiku, dyshja zbuluan se kërkesat janë nga më të ndryshmet. Madje, Silva tha se i kanë kërkuar edhe një këngë serbe dhe e detyruar e ka kënduar.

“Rasti i fundit është kënga serbe ‘Lane moje’, nuk e dija, jam detyruar e kam mësuar dhe e kam kënduar”, u shpreh ajo.

Më tej, ata folën dhe për këngën e re që kanë realizuar së bashku me titull “Zemër”.

“Ne kemi pas plan për të bërë një bashkëpunim me Silvën dhe në momentin që Silva u bë, tha do ta bëjmë një këngë”, tha Adi.

“Kishim gjithë kohën që thoshim do e bëjmë, kur do e bëjmë një bashkëpunim se ne e gjithë kohës këndojmë bashkë dhe u lodhëm duke kënduar këngët e botës. Këtë e zgjodhëm diçka më komerç, duke u përshtatur me stilin tim. Kënga është bërë nga Anxhelo Koçi dhe te teksti kam kontribuar edhe unë”, shtoi Silvana.