E mbyllën merkaton pa gjetur ekip, ja 10 yjet që ngelën pa skuadër

Dritarja e merkatos së verës është mbyllur në mënyrë të pazakontë në muajin tetor dhe ka qenë po aq e pazakontë vetë, për shkak të situatave financiare të klubeve si pasojë e pandemisë.

Shumë prej tyre janë detyruar të mendojnë vetëm për huazime, duke dhuruar pak transferime të rëndësishme, ndërsa disa klube kanë ndërprerë kontratat me lojtarët, pasi nuk përballonin dot rrogat.

Kjo ka bërë që në treg të jenë si lojtarë të lirë shuëm emra cilësorë, që do t’I bënin punë skuadrave të mëdha në Europë. Duke filluar nga Mario Baloteli, një sulmues i mirëfilltë që mbetet në kërkim të një ekipi pas aventurës së dështuar te Breshia.

Apo Mario Gëtce, ai që i dha Gjemrnaisë Kupën e Botës në vitin 2016. Pa harruar këtu edhe emra të tjerë që kanë fituar trofe të rëndësishëm si Manxhukiç e Starrixh.

Në vijim, lista me 10 futbollistë të cilët janë pa kontratë dhe në kërkim të një klubi të ri:

Mario Baloteli
Mario Manxhukiç
Kuaduo Asamoa
Mario Gëtce
Nataniel Klajn
Hatem Ben Arfa
Ezekiel Garaj
Fabio Borini
Xhek Uillshajr
Daniel Starrixh


Shtuar 6.10.2020 17:13